OFL u dërgon formularin katër të dënuarve në Kavajë e Tiranë: Deklaroni pasurinë!

36

Katër persona të dënuar, në Kavajë e Tiranë kanë rënë në rrjetën e OFL-së sot dhe brenda 48 orëve duhet të japin sqarime për burimet e pasurisë së tyre.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. B., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. L., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

P. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me dashje, në lidhje me një krīm tjetër”;

E. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar krīminal;”-njofton OFL.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.