Sazan Guri : Butrinti, aty ku u mblodh historia e pashkruajtur e Mesdheut

367
Sigal

 

 

Pa Butrintin dhe vlerat e tij, Kombi Shqiptar do ta ndjente veten të gjymtuar shpirtërisht dhe historikisht.Grekët me anë të helenëve duan të  shtrembërojnë historinë për të na grabitur Butrintin

Butrinti, i cilësuar si perla e arkeologjisë shqiptare dhe qëndra e mirëfilltë e shumë epikave dhe legjendave të famshme pellazge, qysh para luftës së Trojës, pastaj epire mollose pas zbritjes së trojanëve, pastaj epire kaone, që lulëzoi nga fillimi i shek.VIII para erës sonë, dhe sipas Myzafer KORKUTI, (Qytetërimi neolitik dhe eneolitik në Shqipëri, fq.317, v. 2010), në shekullin e parë ishte kryeqendra e Epirit. Vonë vonë ndërhynë edhe elementë romake, por pothuajse aspak helenë. Pa Butrintin dhe vlerat e tij, Kombi Shqiptar do ta ndjente veten të gjymtuar shpirtërisht dhe historikisht. Historiani grek i lashtësisë Dionisi Alikarnasos (kronikan i pangopur me dogma helene) megjithatë thotë se Butrinti u themelua rreth mijëvjeçarit të fundit para erës sonë nga trojanë të ikur nga Troja e shkatërruar pas një lufte të gjatë që sipas Homerit zgjati 10 vjet. Në kujtim të qytetit të djegur, trojanët e quajtën qytetin e ri Trojë ose Brifotus, pra Butrinti i sotëm.

 Kjo njerëzi do mësojë kur të flasë dhéri- thotë Nostradamus! Sipas studiusit Xhefri Monmauth, (te Historia e mbretërve britanike, shek 17), një legjendë interesante qarkullon për dukurinë Butrint, ku thuhet se Britusi kishte tre djem, Lokronus, Kamber dhe Albanakrus. Kur Britusi vdiq, ishullin ua la djemve të tij, të cilët e ndanë në tre pjesë. Pjesa e Lokronosit mori emrin Leugria, sot Anglia, pjesa e Kamberit quhej Kambria, Uellsi i sotëm. Ndërsa, territori që Albanakusi mori trashëgim nga babai i tij Brufotus u quajt Albania, Skocia e sotme.

Pamje e qytetit të Butrintit me teatrin përkatës, qytet qysh para trojës që priti e përcolli trojan drejt Etrurisë.—- diciture

Një tjetër legjende që lidhet me Butrintin e ndoshta dhe me emrin e Shqipërisë ose Albania gjendet në librin ‘Historia e Mbretërve Britanikë’, shkruar në shek.-11 nga historiani Monmauth. Mbështetur në dokumentat e lashtësisë, në tradita e në ato gojdhëna ky libër i qëndroi kohës për më shumë se 400 vjet dhe deri në vitet 1700 cilësohej thuajse nga të gjithë si historia më autentike e Britanisë. Sipas këtij historiani, britanikët kishin prejardhje trojane dhe mbretërit britanikë ishin pasardhës të Eneas, princi i Trojës. Enea thuhet në libër, kishte një nip me emrin Brutur ose Brufotus. Në moshën 15 vjeçare, Brufotusi ikën nga Italia dhe shkon në Butrint, ku gjeti shumë trojanë që ishin vendosur atje pas rënies së Trojës. Pas Trojës, ai shkon në një ishull, të cilin e pushton dhe bëhet mbreti i tij. Ishullit i vë emrin e vet Brutus-Brufotus, sot Britania dhe ndërtoi ishullin Nju Troi, Londra e sotme.

Historia e Butrintit – një qytet tipik pellazg

Historia e Butrintit të dëften se ai është një qytet tipik pellazg, pastaj herë- herë epiriot dhe herë- herë ilir, por që shumë studiusë vendas e të huaj, kurrsesi nuk e thonë që Butrinti është shumë më parë se kolonitë greke, madje më parë se vetë Troja, më parë se Egjypti, më parë se Feinikasit, e njëkohshme me Babilonasit e Sumerët. Duke u mbështetur kryesisht te qeramika e gjetur, ne provuam- thotë arkeologu i madh Neritan CEKA, se fillimet e jetës në kështjellë i takonin fundit të epokës së bronzit, rreth shek.-XII p.Krishtit. Madje, Straboni përmend edhe burimin e ujit mbretëror, që duhet të jetë gurra e Borshit. Ndërsa, Ugolini te vepra e vet ‘L’Antica Albania’, 1932 tregon habi me përmasat e mëdha të blloqeve, që arrinin gjatësinë deri 3.20m dhe lartësinë deri 2.60m.

Hartë e lundrimit të Eneas trojan-

Kush na thotë se ku janë helenët dhe grekët në kohën e këtij lundrimi pas luftës së Trojës, pra diku me 1180 p.e.s., ndërkohë që gjallon e feks Epiri, Iliria dhe vllau i tyre Maqedonas, Kreta pellazge, vllau tjetër thrakas, dakët, dardanët, liburnët, por kurrsesi ata që shtrembëruan historinë dhe po duan edhe sot me anë të grabitjes së Butrintit, sepse është e vetmja pikë lidhje e mbetur e jona me lashtësinë dhe paralashtësinë…

Pse do thoni ju të dashur akademikë, historianë e gjeografë? 

Më parë se helenët, po se po, sepse pranohet që trojanët e ardhur me Enean legjendar, që mbante mbi shpinë t’atin e plagosur i përkasin fundit të shekullit të dytë të mijëvjeçarit të dytë të para erës sonë.

Enea e Andromaka në Butrint 1190 p.e.s.

Meqë jemi te Enea, shikoni se sa kujdes ka bërë i madhi Homer, ku në veprën e vet Iliada na tregon se s’duhet të vritej Enea mbasi shuhej fisi i Dardanit, djalit të Zeusit, se fara e gjaku i Zeusit lindën djalin e ndritur, se “dera” është element tjetër i etnisë. Citim sipas Fiqiri Barbullushit, Akili, Odiseja nuk ishin helenë, fq. 29, v.2007

Një tjetër legjende që lidhet me Butrintin e ndoshta dhe me emrin e Shqipërisë ose Albania gjendet në librin ‘Historia e Mbretërve Britanikë’, shkruar në shek.-11 nga historiani Monmauth. Mbështetur në dokumentat e lashtësisë, në tradita e në ato gojdhëna ky libër i qëndroi kohës për më shumë se 400 vjet dhe deri në vitet 1700 cilësohej thuajse nga të gjithë si historia më autentike e Britanisë. Sipas këtij historiani, britanikët kishin prejardhje trojane dhe mbretërit britanikë ishin pasardhës të Eneas, princi i Trojës

Më parë se edhe vetë trojanët e ardhur, po se po, që do të thotë se këta trojanë gjetën njerëz që flisnin të njëjtën gjuhë me ta, vëllezër të një gjaku, që i pritën dhe i gatitën një pjesë për të çarë detin drejt Etrurisë apo Toskanës në gadishullin Italik, një pjesë drejt Albanopolis – Tiranë e Fushë Krujë e sotme, dhe më vonë drejt Tropojës, Nikaj-Mërturaj, ku ndaluan aty migrimin shumë shekullor.

Burimi: Këngët popullore rapsodike në malësitë e Pultit, Dukagjinit, Malësisë së madhe, etj, po në këto burime është mbështetur dhe albanologu i famshëm Von Hahn te vepra madhështore e vet, si ajo Studime shqiptare, (shih pjesën te Instituti i Dialogut dhe i Komunikimit, Fq. 321, v. 2007). Deri para 50 vjetëve, në këto anë (Tropojë e Nikaj-Mërturaj) ka pasur njerëz barinj, që për gjashtë orë rresht, duke baritur me dele e keca këndonin këngën e Trojës (Iliadën dhe Odisenë) sipas vargjeve të Homerit origjinal, jo të përkthyer sipas stilit të sotëm grek, duke treguar rrugët e shtegtimeve të trojanëve. Sipas këtyre këngëve të Nikaj-Mërturëve, tropojanët përbëjnë migrimin e gjashtë të trojanëve, duke filluar me Athinën (1200 para krishtit, pranë Pelargikonit), pastaj në Butrint e Selanik 1000-900 (para krishtit), pastaj në Tiranë, Krujë (Skurrajt), ku janë bashkuar me ata të ardhur nga rruga Egnatia me pushim në Elbasan, e së fundmi në breg të Drinit, Tropojë, Nikaj-Mërturë, Shoshaj, Theth, Shalës, Mirëditë, Kastrat, Kelmend, Hoti. Vonë vonë, sllavët për të deformuar historinë, fjalën trojë të Tropojës e kthyen në tre-poja, gjoja sinonim i tre fushave dhe të gjithë ne dorëlëshuarit e ‘hëngrëm’ deri sot e kësaj dite, ndryshe nga ç’na mëson tradita dhe kënga. Vazhdimësinë trojane me këto zona të sipërmendura e tregon symbylltazi tipari i femrës shqiptare të këtyre anëve, ku femra është vetë aktiviteti. Ajo bën gjithë punët e familjes, vesh burrin dhe fëmijët, kujdeset për bagëtitë dhe të korrat. Ajo është zoja e shtëpisë, hyjnesha, shefja e vatrës. Kur shkon në Pazar për të shitur prodhimet e bagëtive, të pularisë ose të punëdores së saj, ajo ngarkon kalin, ngarkon veten me djepin e foshnjes dhe ecën lehtë e pa u lodhur, duke tjerrur ose punuar me shtiza. Asgjë më pak e më tepër se një femër Peone. Po ç’janë Peonët? Dihet që janë emigrantët trojanë, pellazgët e fundit, që Dariusi kërkonte t’i sillte këto fise me gra kaq punëtore në Azi apo Lindjen e mesme, në mënyrë që gratë Persiane të merrnin shembull nga femrat Peone e për t’u bërë punëtore si ato. E tillë është femra e këtyre anëve, jo vetëm ajo nevojtare, por edhe ajo më e pasura. Tregojnë për një grua shtatzane nga Malësia e madhe, që ashtu e ngarkuar me bebë në bark e me qymyr në shpinë për ta shitur në Shkodër, e zënë nga dhimbjet e ardhjes së momentit, u detyrua të lind rrugës, dhe me fëmijën, jo më në bark, por në krahë, shkoi e shiti qymyrin dhe u kthye në fshatin e vet.

Luftëtarët ilirë në luftën e Trojës

Përveç fiseve të tjera ilire, sipas Homerit, në luftën e Trojës janë shquar edhe luftëtarët ilirë nga PAONIA (Maqedonia e sotme). O Peleid zemërgjerë, pse pyet për fisin tim? Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave heshtëgjatë u prij. Kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion. Fisi im vjen prej Aksit me rrjedhë të gjerë, Prej Aksit, që me ujë të kulluar tokën e vërshon.” Iliada, kreu XXI, vargjet 153-159: Saimir LOLJA, Koha Jonë & Koha Ditore 18-03-2020, Tema 30-03-2020, etj.

Lufta e Trojës, ku luftëtarët e të gjitha krahëve ishin me plis të bardhë, sikundër në luftën kryengritëse të arvanitasve, ku të gjithë luftëtarët ishin me fustanellë. (Mirënjohje E. Zenelaj nga libri Lufta e Trojës).

Më parë se egjyptianët, fenikasit, babilonasit e sumerët, për faktin se në Butrint kemi ende sot muret parahistorik të quajtur mure cikllopik, ose pellazgjik; kulturë vetëm i një populli të quajtur pellazgët hyjnor që e kanë edhe sot këtë kulturë vetëm shqiptarët si dibranët, mokrarët, oparakët, etj, vonë- vonë të thirrur si megalithe, por që ka qenë arkitekturë dhe mundësi e njerëzve parak, primitiv që ka lulëzuar si shkencë apo teknologji më përpara se dinastitë e forta. Vetëm se kultura greke, kësaj teknologjie i ndërroi emrin nga ‘gur të mëdhenj; i quajti ‘megalithe’, që do të thotë të njëjtën gjë, mega – i madh dhe lithos – i lidhur. Kujdes i dashur lexues, kujto fjalët bazë. I madh dhe lidh janë tipikisht fjalë shqipe, njërrokëshe dhe mega e lithos janë dy rrokëshe, pra janë më vonë të sendërtuara në kohë, përpos që njihet botërisht, që guri i madh paralelpiped është teknologji pellazge ndaj dhe ndryshe quhen mure të stilit pellazgjik, si ajo e Mikenës, e Tirintit, gurët e mëdhenj në Ëells. Parahistorinë e qytetit Butrint e dëften dhe porta me luanin sipër, si tipar i asaj kohe, kur luanët në tokë dhe shqiponjat në ajër mendoheshin si qenie mbretërore të popujve mbretëror. Mos harroni se luanët gjezdisnin lirshëm në trevat e veriut të mesdheut përgjatë mijëvjeçarëve të pestë e të gjashtë para Krishtit, ku toka ishte nën qerthullin e një cikli ngrohje globale.

Butrinti – Troja në miniaturë

Mos harroni se Butrinti quhej nga Virgjili, Troja në miniaturë – Kështjella Sipas shkrimtarit të lashtë, Stefan Bizantinit, ishte themeluar nga Heleni, vëllai i heroit të famshëm trojan, Hektorit: “…tregojnë legjendën se emrin ia vuri Heleni, kur duke lundruar nga Troja për në Perëndim, bëri fli gjatë zbritjes së tij në Epir. Ardhjen e trojanëve në Buthrot e tregon edhe një kodër e quajtur Troja, të cilën ata e përdorën për të ngritur lëmin. Në këtë poemë, ai tregon rrugën e gjatë që bën Eneu që nga Troja, të cilën e braktis mes flakëve, duke mbajtur mbi supe babain e tij plak, Ankizin, dhe duke tërhequr prej dore të birin, Julin. Pra, Kaoni djali i Priamit, kishte ardhur para Eneas në Butrint, të cilën e quajti atë Troja e vogël.Veprimtaria në Butrint ra dukshëm me vërshimin e fiseve Gote, aty nga shekulli i VIII pas krishtit. Një heshtje thuajse e plotë bie mbi të gjatë 10 shekujve. Në shekullin 16-17 ishte për pak kohë nën zotërimin e Venedikut dhe me ardhjen e turqve, Butrinti, jo pa qëllim, thuajse braktiset. Sepse mbajtja gjallë e tij mund të bënte që shqiptarët të kujtoheshin se kush ishin dhe nga vinin. Gjithsesi, ai ngelet qytet trojan, qytet që priti e përcolli me mijëra trojanë, duke i gatitur ata për civilizime dhe mbretëri të reja. Ju kujtojmë themeluesit e Romës, Jul Cesarin, Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, që të gjithë mbaheshin si stërnipër të Akilit apo pellazgëve hyjnorë. Në librin III të Eneidës, në vargjet 502 etj, Enea, në çastin kur niset nga brigjet e Epirit, për të dalë në Otranto, bën këtë lutje: “Dua që këto qytete aleate e këta popuj kushërinj, të Epirit dhe Hesperia-s, që kanë të njëjtin themelues, Dardanin, të kenë në zemër vetëm një Trojë”.