Flet avokati i Ismail Morinës: Nuk do ekstradohet në Serbi, çështja do rishqyrtohet

130
Avokati i Ismail Morinës, i cili dyshohet se ngriti dronin në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri thotë se ai nuk do të ekstradohet në Serbi, por çështja e tij do të rishqyrtohet nga fillimi në Dubrovnik.
“Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim. Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Islmail Morina”, tha Darko Butigan.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë, Ismail “Ballist” Morinën. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut.