Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu në disa zona

193
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga masat ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.

Duke filluar nga orët e drekës në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8 m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 14/27 Re shi

Kukës 14/29 Re shi

Lezhë 16/27 Re shi

Dibër 12/26 Re shi

Durrës 17/27 Re shi

Tiranë 18/28 Re shi

Elbasan 17/30 Re shi

Berat 16/29 Re shi

Vlorë 16/29 Re

Korçë 14/26 Re shi

Gjirokastër 14/29 Re

Sarandë 16/29 Re.