Nëna dhe 2 fëmijët humbën jetën, ISHTI tregon shkakun e tragjedisë

309

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), me një grup ekspertësh ka shkuar në banesën e familjes Tola në Ostren të Bulqizës, për të bërë verifikimet mbi shkaqet e ndarjes nga jeta të nënës me dy fëmijët brenda banesës. Grupi i ekspertëve ka konstatuar një bombol gatimi me gaz në ballkonin e shtëpisë, e cila ishte me siguresë të mbyllur, ndërsa në banesë nuk është ndjerë erë gazi, çka heq dyshimet e tyre se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi. Në banesë familja Tola ngrohej me sobë me dru dhe dyshimet janë që familja të jenë asfiksuar nga tymi i përhapur në dhomë.

“Kjo në foto është bombola e gazit në shtëpinë e familjes Tola në Bulqizë e gjetur nga grupi i ekspertëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI. Ajo ka qenë në pjesën e ballkonit të banesës. Kjo bombol mban rreth 10 litra gaz por në momentin kur është gjetur nga ekspertët ka rezultuar me 5 litra por me siguresë të mbyllur. Ndërkohë në pjesën e brendshme të shtëpisë në një dhomë të vogël grupi i ekspertëve ka evidentuar një sobë drush çka ka bërë që të dyshojnë që vdekja e anëtarëve të familjes Tola të ketë ardhur si pasoje e sasisë së madhe të druve dhe mbushjes së dhomës me sasi të madhe tymi. Gjithashtu ekspertët e ISHTI thonë që në momentin që kanë shkuar në banesë por edhe nga komunikimet me fqinjët nuk kanë ndjerë erë gazi. Fakti që bombola e gazit ka qenë me siguresë të mbyllur i bën ata të presin rezultatet e ekspertizës për të dhënë përgjigjen e saktë sa i takon arsyes që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të familjes Tola në Bulqizë”.