Fier, goditet me mjete të forta numëruesi i PS, autorët në kërkim

524
Një 30 vjeçar, komisioner i Partisë Socialiste në KZAZ-në numër 57 në qytetin e Fierit është goditur me mjete të forta në kokë nga tre persona brenda KZAZ-ve.
Nga burimet policore mësohet se i plagosuri është është pjesë e grupit të numërimit, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas bluzave të bardha, mësohet se Roland Bylyshi, 30 vjeç, nga goditja ka pësuar çarje në kokë. Pasi mori mjekimin e nevojshëm për rreth dy orë, i riu ka lënë spitalin.
Policia është në kërkim të autorëve dhe thotë se ata kanë qenë brenda ambienteve ku po numëroheshin votat për këshillin bashkiak. Dyshohet se agresorët kishin statusin e vëzhguesve. Ky incident ka sjellë edhe bllokimin e numërimit të votave për këshillat bashkiakë.
Sigal