Të shtëna me armë në Lazarat, vritet një polic i RENEA-s, 2 të tjerë plagosen

426
Të shtënat me armë zjarri të cilat kanë shoqëruar përgjatë gjithë natës banorët e Lazaratit, duket se kanë sjellë edhe viktimën e parë mëngjesin e sotëm. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se viktimë e të shtënave me armë ka mbetur një polic i forcave speciale të RENEA-s, ndërsa dyshohet se dy persona të tjerë janë plagosur. 
Sipas informacioneve të sigurta, efektivi, Ibrahim Basha, 31 vjeç, banues në Tiranë është qëlluar me plumb në kokë nga një shtëpi në qendër të Lazaratit. Ndërsa sipas të dhënave nga spitali i Gjirokastrës 2 efektiv të tjerë të RENEA-s kanë mbetur të plagosur. Mësohet se gjendja e njërit prej tyre është në gjendje të rëndë. Mjekët e Gjirokastrës kanë kërkuar transportimin e tij drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. 
Përleshja e armatosur mes policisë dhe personave ende të paidentifikuar, rikthehet kur ka kaluar një vit nga superaksioni i Policisë së Shtetit në këtë fshat për çrrënjosjen e lëndëve narkotike që i kishin vënë Lazaratit etiketimet e një fshati rebel e republikë të kanabisit. 
Të shtëna me armë në Lazarat, forca të shumta të RENEA dhe FNSH 
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Lazarat. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se të shtënat kanë nisur të dëgjohen në fshat që prej orëve të natës. Bëhet me dije se të shtënat janë regjistruar në pjesën e poshtme të Lazaratit, ndërkohë që nuk ka informacione për persona të plagosur. Si pasojë e të shtënave ka shtim të forcave të policisë, RENEA dhe FNSH, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e të shtënave.
Sigal