Ambasada Amerikane apel shtetasve të saj në Tiranë: Tregohuni të kujdesshëm

345
Ambasada amerikane në Tiranë, pas sulmeve në Paris një javë më parë, dhe pasi u tha se rreziku i sulmeve terroriste ekziston edhe në vendin tonë, i bën thirrje për kujdes shtetasve të saj në Tiranë që të tregohen të vëmendshëm.
Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare të publikuar që në datë 20 nëntor, Ambasada amerikane i fton shtetasit e saj që për çdo dyshim të njoftojnë Policinë e Shtetit.
“Sulmet e fundit terroriste, qoftë nga ata lidhur me subjekte terroriste, apo autorë të veçantë, të shërbejë si një kujtesë se qytetarët e SHBA duhet të mbajnë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin e tyre të sigurisë. Ata duhet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te Policia e Shtetit duke formuar numrin 129”, thuhet në faqen e Ambasadës amerikane
Sigal