Kapet specia e rrezikshme në Durrës, peshon 450 kg

453
Sigal

Një peshkaqen është kapur në detin Adriatik.

Peshku i madh ra në grepat e peshkatarëve të peshkarexhës së Çelepia, e cila po lundronte në afërsi të Durrësit.

Peshkaqeni i bardhë ishte i gjatë rreth 4.5 metra, ndërsa peshonte rreth 450 kilogramë.

Kjo nuk është hera e parë që një lloj i tillë peshku bie në grepat e peshkatarëve në ujërat shqiptare.

Pak ditë më parë, në Himarë u kap një peshkaqen i llojit “dem”, i cili peshkonte 100 kilogramë dhe ishte 2 metra i gjatë.