Eurovision numëroi pikët gabim, ndryshon renditja e Shqipërisë

1248
Sigal

“Eurovision 2019” ka bërë sërish një gabim me numërimin e votave, por kjo nuk ka ndikuar tek fituesi. Duncan Laurence vijon të ketë trofeun e Festivalit me baladën e tij “Arcade”.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Eurovision tha një gabim nga juria e Bjellorusisë ka bërë që të rillogariten pikët.

Nga rezultatet e reja vihet re se katër vendet e para nuk janë ndryshuar. Ndërkohë, Shqipëria ka ndërruar vend duke kaluar Serbinë.

Kënga “Ktheju tokës” e kënduar Jonida Maliqi u ngjit në renditje duke arritur në vendin 17-të.