Ja përse në Shqipëri ka Oligarki dhe përse Rama është Kryeoligarku

157

Nga Kastriot Islami –

Çfarëdolloj mashtrimesh që të përdorë Rama me ambasadorët e ka të pamundur të shtrëmbërojë realitetin që përjetojnë shqiptarët nën rregjimin e tij: Shqipëria është një vend autoritar i drejtuar nga një pakicë përfaqsuese e interesave të Oligarkisë, Korrupsionit dhe Trafiqeve. Ky rregjim i qeverisjes ka marrë formë të organizuar me ardhjen e Ramës në krye të qeverisë në vitin 2013, ndërkohë që ekzistenca e mëparshme e korrupsionit dhe paaftësia për ta eleminuar atë, si dhe për të zhdukur krimin e organizuar, kanë krijuar terrenin e përshtatshëm që Rama të vinte në jetë modelin e rregjimit të Oligarkisë e të Karteleve në Shqipëri.

  1. Formësimi i karteleve. Paralelisht me ngritjen e forcimin e rregjimit oligarkik Rama, në vitet 2016-2017, i ka dhënë jetë edhe ngritjes së Karteleve të drogës që u angazhuan me kultivimin e drogave të buta dhe trafikun e drogave të forta. Deri më sot rregjimi oligarkik dhe sistemi i karteleve kanë bashkëjetuar duke qënë nën drejtimin dhe kontrollin e Ramës. Kohët e fundit, kartelet e drogës, në tentativë për të krijuar organizmin e tyre të pavarur kanë kërkuar legalizimin e kanabisit për të pasur mundësi që fitojnë “pushtet legjitim”….

2-Rregjimi ka krijuar situatë tri-polare. Deri më sot, Rama në rolin e kryeoligarkut të Shqipërisë ka pasur një marrëdhënie pengmarrjeje reciproke me polet jashtëqeveritare të Oligarkisë dhe kartelet e Drogës, por kjo situatë tranzitore duket nuk do të vazhdojë gjatë. Shumë shpejt, nëse Rama do të vazhdojë të drejtojë vendin, do të vijë dita kur në Shqipëri do të kemi një situatë tre-polare: i) qytetarët e pafuqishëm e të pashpresë që gjithnjë e ma pak votojnë dhe gjithnjë e më shumë emigrojnë, ii) rregjimin oligarkik të përqnëdruar vetëm në një dorë të vetme, të kryeoligarkut dhe iii) sistemin e pavarur të karteleve të drogës.

  1. Hapi i rradhës do të jetë legalizimi i karteleve të drogës…Shumë shpejt rregjimi oligarkik i Ramës, do të detyrohet përmes legalizimit të kanabisit, ti japë karteleve të drogës hapsirat territoriale për të ushtruar aktivitetet e tyre ekonomike e financiare në fushën e kultivimit dhe trafikimit të drogës por edhe për të zotëruar pushtet territorial e politik. Deri më sot, aliazhi i Oligarkisë me Kartelet i kanë shërbyer Ramës si mekanizëm për të fituar e mbajtur pushtetin, përmes blerjes së votave apo kërcënimit të votuesve, ndërkohë që të gjithë pjestarët e këtyre mekanizmave janë shpërblyer nga Rama përmes favoreve të siguruara nga zhvatja e pasurisë kombëtare.
  1. Ku është Oligarkia?-uluret për tu maskuar Rama… Mua nuk më bën dot presion askush, prandaj s’ka Oligarki! Sepse Oligarkët e Kartelet kanë “ushqyer” deri më sot Ramën me pushtet politik duke blerë votat dhe kërcënuar votuesit e me prezencën e tyre në kuvend e në administratën publike…kurse Rama i ka shpërblyer ata me favore nga pasuria kombëtare dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë, natyrisht një pjesë të madhe duke e mbajtur për vehte dhe Kupolën e tij të Oligarkisë. Dhe deri më sot, duket sikur shkojnë relativisht mirë dhe nuk janë grindur mes tyre, sepse grabitjet e majme nga pasuria kombëtare dhe buxheti i shtetit  ka qënë të mjaftueshme për të kënaqur orekset e babëzinë e tyre?! Madje duke pasur në dispozicion edhe disa shuma për të paguar lobistët e komprometuar përfaqësues ndërkombëtarë përmes “diplomacisë së kanabisit”…Por për arsye të shumta kjo duket nuk do të mund të vazhdojë!
  2. Drejtuesi i këtij rregjimi ose Kryeoligarku është Edi Rama. Rama është ideatori i ngritjes së këtij rregjimi dhe konstruktori i saj kryesor, themelet e të cilit Rama i ka hedhur që kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe kjo “ndërtesë” ka formën përfundimtare në mandatin qeverisës 2013-2017, kur Rama ka drejtuar vëndin si Kryeministër. Rilindja ishte kupola politike e Oligarkisë Shqiptare e cila u maskua nën emrin e PSSH dhe u mbajt në këmbë nga votat e socialistëve. Aktualisht Rama po përpiqet përmes sjelljes së Anonimatit në qeverisjen e vëndit të eleminojë edhe Rilindjen dhe të kontrollojë i gjithëpushtetshëm, i vetëm, rregjimin oligarkik të cilin deri më sot e drejtonte/kontrollonte përmes Kupolës së Oligarkisë që ishte edhe Kupola e Rilindjes.
  3. Kriteret e përcaktimit të Oligarkisë shqiptare. Ka një debat në median shqiptare, nëse Oligarkia është realitet apo sajesë politike, të cilin e nxit Rama dhe Kupola e Oligarkisë për tju fshehur qytetarëve. Për ti dhënë një përgjigje të qartë e shteruese kësaj pyetjeje dhe për ta vendosur debatin në terrenin se si duhet cmontuar ky rregjim mjafton të hetohet se si është vendosur i) Pasuria e ministrave, kryetarëve të bashkive kryesore dhe 30 deputetëve më të pasur të kuvendit në periudhën 2009-2020; ii) Pasuria e 10 kryetarëve më të pasur të bashkive në tre mandate 2007-2019 iii) Pasuria e 20 biznesmenëve më të pasur të vëndit, sidomos pjesa e pasurisë e vendosur nga marrëdhëniet me shtetin, pra e krijuar përmes lejeve të ndërtimit, të tenderave me fondet publike dhe koncensioneve; iv) Pasuria e 5 pronarëve të medias kryesore, sidomos pjesa e krijuar nga lejet e ndërtimit dhe nga përfitimi i tenderave publikë; v) Pasuria e paligjshme e individëve me rekorde kriminale të dënuar apo të dyshuar për lidhje klienteliste me ministra, deputetë, apo drejtues të administratës publike.
  4. Kupola e Oligarkisë në Shqipëri, e drejtuar nga Kryeoligarku Edi Rama ka në përbërjen e saj: i) Politikanë: Ministra të korruptuar të qeverisë Rama, Kryetarë bashkishë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, Deputetë me pasuri të paligjshme, Drejtorë të rëndësishëm në administratën publike; ii) Biznesmenë me pasuri të dyshimtë të krijuar përmes lidhjeve me politikën, iii) Manjatët e medias apo drejtues/pronarë të medias që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike përmes lidhjeve me politikën, iv) Individë me rekorde kriminale të lidhur me politikën e kanë filluar të krijojnë Kartelet e Mafias. Kjo është Oligarkia që kërkon të mohojë Rama. Ajo nuk i bën presion Ramës se rama si drejtues i saj i kryen më së miri të gjithë detyrat dhe ja plotëson atyre të gjithë detyrimet. Pa pasur nevojë që ata ti bëjnë presion Ramës. Për më tepër që gjithcka kryhet në kurriz të qytetarëve që varfërohen cdo ditë.
  1. Paralelisht me ngritjen dhe fuqimizimin e rregjimit qeverisës të Oligarkisë, Rama ka ngritur, ushqyer dhe përdorur për pushtetin e tij personal edhe Kartelet e Drogës. Fuqinë politike fillestare këta Kartele e kanë marrë kur Rama kandidoi një pjesë të rëndësishme të këtyre individëve më rekorde kriminale, të lidhura me krimin e organizuar me veprimtari brënda e jasht vëndit si dhe trafikantët e drogave e të prostitucionit. Fuqinë territoriale e morën këta individë në momentin kur në vitet 2016-2017 Rama iu shpërndau territoret e kultivimit e të shpërndajres/shitjes së marijuanës. Më vonë , pasi i siguruan Ramës, përmes blerjes së votave edhe tepsinë e timonin e pushtetit, Rama u detyruar ti shpërblente edhe edhe me llokma të majme të tortës jo vetëm ekonomike e financiare por edhe nga pronat publike e private, pra me territore për të ndëertuar kulla të larta, hotele me 5 yje apo resorte luksoze. Këto Kartele pasi kanë siguruar pushtetin e mjaftueshëm ekonomik, financiar, territorial e politik, kanë filluar janë betejën me Oligarkinë e drejtuar nga Rama i gjithëpushtetshëm për të fituar pavarësinë e tyre, përmes procesit të legalizimit të kanabisit dhe amnistisë fiskale që do të thotë ndryshe janë në process të legjitimimit të tyre…
  2. Cili do të mund të ishte fundi i kësaj sage? Pa asnjë ekzagjerimnëse ky rregjim nuk shkatërrohet nga revolta qytetare, ka shumë gjasa që e ardhmja e Shqipërisë të jetë shumë e rrezikuar. Do të dukej një parashikim i zymtë dhe i ekzagjeruar, e deri i hiperbolizuar e prandaj shumë vetë do ta konsideronin edhe deri të pamundur, nëse do ti referoheshim rastit të Ukrainës që ka humbur edhe sovranitetin territorial dhe kontrollin mbi të gjithë territorin e saj! Sigurisht që situata në Shqipëri nuk është e njëjtë por ngjashmëritë me oligarkinë ukrainase nuk mungojnë. Shtoi kësaj gjëndjeje edhe largimin masiv të shqiptarëve dhe tentativat për ti zëvëndësuar ato. Për më tepër kujtoni fjalën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në samitin e sigurisë globale në Mynih në vitin 2014?! Kujtojeni dhe referojuni me vëmëndje e me laps në dorë!
  3. Në mënyrë që lexuesi shqiptar të kuptojë se cfarë përfaqson “rregjimi oligarkik shqiptar” është e nevojshme ti bëhet me dije edhe “eksperienca” e vëndeve të tjera ish-komuniste, një nga më tipiket është Ukraina. Ky model duhet njohur e madje studiuar në thellësi po të kemi parasysh ngjarjet që pasuan vendosjen e rregjimit oligarkik në Ukrainë. Ky model duhet analizuar edhe për të evidentuar ngjashmëritë e dallimet mes tij dhe modelit shqiptar.