Formohet një parti e re në Francë, Macron humb shumicën në parlament

66

Disa anëtarë të partisë në pushtet të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë njoftuar për formim të një partie të re. Kjo ka ndikuar në humbjen e shumicës së partisë së Macronit në parlament dhe rritjen e presionit për më shumë politika të krahut të majtë.

Shtatë ligjvënës janë larguar nga Partia e Macronit për të formuar grupin “Ekologjia, Demokracia, Solidariteti”, i cili do të ketë 17 deputetë në parlament. Kjo nënkupton që partia e Macronit ka vetëm 288 deputetë, një më pak sesa shumica absolute, derisa kjo shifër shumë më e ulët në krahasim me 314 ulëse sa kishte para se presidenti francez të rishkruante rrugën e tij politike më 2017.

“Presioni nga ekzekutivi, partia dhe grupi kanë qenë të atilla që na është dashur ta bëjmë njoftimin publik”, ka thënë njëri nga pjesëtarët e larguar. Partia e Macronit, veçse është përballur me në të kaluarën me kritika, pasi ligjvënësit e partisë së tij nuk janë pajtuar me vendimmarrjen e tij dhe politikat e tij pro-biznesit”.