I kapën 2 ton kanabis në konteiner, kush është Eltion Daçi nga Mati që OFL i çoi sot “letrën”

342
Sigal

Policia i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë katër personave të dënuar për drogë dhe vrasje në Dibër duke shkuar kështu për herë të parë në këtë qark.

Një prej tyre është edhe Eltion Daçi, një emër mjaft i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare pasi në prill të vitit 2017 ai u arrestua pasi policia i kapi 2 ton kanabis në 194 thasë të fshehura në konteiner në Mat.

Pas disa muajsh në paraburgim, Daçi u rikthye në vëmendjen e medias pasi ai u liruar në prill të vitit 2019 nga gjykata e Matit në sallën e gjyqit me një vendim të formës së prerë, shkruan abcnews.al.

Pjesë nga dosja e arrestimit të Daçit

Në dosje thuhet se në datën 2 prill të vitit 2017, në një konstruksion metalik si dhe një tunel të ndodhur në fshatin Rrethe-Baz, Bashkia Mat, janë gjetur 194 thasë me një peshë totale prej 2069.2 kilogramë hashash si dhe një kallashnikov.

Prokuroria ka pyetur disa dëshmitarë, ku njëri prej tyre, Halit Daçi, ka shpjeguar se kontenierin i cili ndodhet në tokën e z.Safer Daci e hapte dhe e mbyllte djali i Seferit, i quajtur Eltion Daci së bashku me punëtorët që merrte. Përsa i përket tunelit ku është gjendur lënda narkotike, ai ka deklaruar se këtë tunel e ka pastruar Eltioni.

Pas aksionit policor, Prokuroria ka vënë në përgjim numrin e telefonit të z.Eltion Daçi, i cili ka komunikuar me bashkëshorten e tij.

“Çfarë dokumentesh ke pasur ti atje që ka dalë emri im, Shpresa Daçi atje” i thotë bashkëshortja në telefon, duke pranuar se kontenieri ku u gjet lënda nark*tike ka qenë i Eltionit. Ndërkohë, e motra i thotë se “krejt gjërat që ke pasur atje i kanë sjellë këtu me maune”. Më vonë, bashkëshortja e pyet në telefon “atë kontenierin e dinë që është i joti ata?”, ndërsa ai i përgjigjet se jo.

Të dy, bisedojnë si duhet të dëshmojë bashkëshortja e Oltionit në polici, nëse oficerët e thërrasin.

Në dosje, prokuroria e Metit argumentoi se vepra penale është konsumuar nga i pandehuri Eltion Daçi në bashkëpunim me të pandehurin Andreja Gjinaj. Sipas saj, kjo lëndë narkotike ka qenë e destinuar për shitje.

Gjatë deklarimeve, i pandehuri Eltion Daçi tha se “nuk ka lidhje me veprën penale të ngritur nga prokuroria”.