Ergys Alushi/ “Mbyllet “Vlora

539
Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur ditën e Marte në qytetin e Vlorës. Shumica e dyqaneve përgjatë rrugës kryesore dhe rrugëve të tjera, kane qenë me qepena të ulur. Nuk ke ku blen një bukë, një paketë cigare, një palë pantallona plazhi, një bostan etj. Task Forca nga Tirana, u tregon forcën bizneseve në Vlorë. Shumë biznese në rrugën Vlorë- Skele ulin qepenat, të tjerave u vendosen gjoba, disave ju sekuestrohet malli. Mungesa e kasës, mospagesa e taksave, sigurimeve shoqërore, faturat e TVSH, janë bërë objekt i kontrollit më ndëshkimore të kryer ndonjëherë, ku janë përfshire mbi 100 tatimore. 
Burime nga tatim taksat e Vlorës konfirmojnë se tatimoret e Vlorës nuk janë përfshirë në këtë operacion ndëshkimorë që është më i madhi i kryer ndonjëherë në Vlorë. Grupi i Task Forcës i ardhur nga Tirana do të qëndroj për rreth dy jave, ndërkohë që mbështetet nga policia e Vlorës dhe prokuroria. Tatimorët duken të vendosur, ndërkohë që shumë pronare biznesesh shprehen se nuk ka punë e lekë për të prerë kupon tatimor për çdo mall ndërkohë që jo për çdo mall që blejnë me shumicë, ka kupon tatimor.
Sigal