Ku i gjeti paratë zëvëndësministri i Energjisë që u bë Everesti i naftës?

765
Kandidati “ i pavarur” për kryetar bashkie i Tiranës në 21 qershor 2015, Gjergj Bojaxhi, u kërkoi votën qytetarëve tiranas, duke pretenduar se është një tjetër politikë, i ndryshëm, dhe që është simbol i transparanecës, i qytetarit që nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin, por edhe me mendësinë e kësaj klase politike, që na udhëheq deri tani. Gjergj Bojaxhiu, për të na dhënë se është vetë ai shëmbëlltira e transparencës, disa herë gjatë fushatës publikoi edhe financimet e tij elektorale, duke akuzuar kandidatët e tjerë rivalë, që financohet me paratë e jashtëligjshme. Edhe në biografinë e tij politike, kandidati Bojaxhiu makijazhi çdo të dhënë, për të na dhënë një fytyrë tjetër, nga surrati i vërtetë i Gjergj Bojaxhiut. 
Gjergj Bojaxhiu, fshehu përkatësinë e tij si aksioner nafte
Gjergj Bojaxhiu, në biografinë e tij politike, por edhe në Wikipedia, ka renditur çdo shkallë të ngjitjes së tij në karrierën politike, me majën e kolltukut të zëvëndësministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, kur ministër ishte Genc Ruli, por edhe si drejtor i KESH. Por, Gjergj Bojaxhiu ka fshehur më të rëndësishmen. Që ai vetë është jo vetëm aksioner i një kompanie nafte në Shqipëri, por edhe përfaqësues i shoqatës së Hidrokarbureve, madje duke i përfaqësuar ata edhe në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, në një mbledhje më datë 18 qershor 2014 me rend dite “Për përpunimin, transportimin, tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”. Seancë dëgjimore me shoqatën e Shoqërive të Hidrokarbureve.
Ku i gjeti lekët zëvëndësministri i Energjitikës, të bëhet sheik i naftës?
Pse Gjergj Bojaxhiu, si kandidat për kryebashkiakun e Tiranës, i cili na stërbetohej gjatë fushatës elektorale të 21 qershorit 2015, se ishte vetë shëmbëlltira e Transparencës, e fshehu faktin se është administrator i një prej kompanive të rëndësishme të naftës në tregun shqiptar, aksioneri kryesor i kompanisë së naftës “Everest”? Pyetja tjetër është: Ku i gjeti lekët, zëvendësministri i Ekonomisë, i Energjitikës Gjergj Bojaxhi, që të bëhet aksioner i naftës, i një sektori që ai administronte si zëvendësministër? Me të ardhurat e deklaruara, asnjëherë Gjergj Bojaxhi, nuk mund të justifikojë fondin kapital financiar, që iu desh për t’u bërë aksioner i kompanisë së naftës “Everest”? Ashtu, siç vetë kandidati për kryebashkiak Gjergj Bojaxhi, kërkonte publikisht transparencë nga rivalët e tij, që të publikonin burimet financiare të fushatës elektorale, a nuk duhet që vetë Gjergj Bojaxhiu, udhëheqësi i nismës “Ne Tirana”, për të cilën së shpejti do ta shndërrojë në parti politike, të na japë edhe transparencën e burimeve të kapitalit financiar të tij, për blerjen e aksioneve në kompaninë e naftës. Sepse Gjergj Bojaxhiu, nuk mund të bind asnjë anëtar të “Ne Tirana” se me rrogën e zëvendësministrit të Energjitikës, po edhe të drejtorit të KESH, mundi të blente aksionet e kompanisë së naftës”Everest”. Pyetja e dytë është për Gjergj Bojaxhiun. Përse në fushatën elektorale të 21 qershorit 2015 e fshehu faktin që është aksioneri kryesor i kompanisë së naftës “Everest”? Si mundet që politikanët si Gjergj Bojaxhi, të bëhen papritur sheikë të naftës në Shqipëri, pikërisht për ato kompani që kanë qënë në sferën e ministrisë ku ai ka qënë zëvendësministër? Pra zëvendësministri i kohës kur u instalua Petrolifera në Shqipëri, Gjergj Bojaxhiu, sot është ortak me autoritete të kësaj kompanie dhe të kompanisë mëmë të saj? Këtë nuk e themi ne, por e gjen në raportin e shkurtit të Autoritetit të Konkurencës. Bazuar në të dhënat e administruara nga QKR-ja rezulton se njëri nga aksionerët e ndërmarrjes “Everest Oil” SH.A, “Surperba” Srl është pjesë e grupit PIR (La Petrolifera ItaloRumena), i cili zotëron 94% të aksioneve të “La Petrolifera Italo-Albanese” SH.A. Për këtë fakt është vënë në dijeni Ministria e Industrisë dhe Energjitikës. Gjatë fushatës së tij e sidomos daljeve në televizor, zoti Bojaxhi nuk ia shpjegoi asnjëherë shqiptarëve këtë pjesë të rëndësishme të jetës e karierës: si ndodhi që u bë ortak me subjektin që e mbulonte si zëvendësministër, si ndodhi që e kapi kaq fort dhe shpejt tregun? Si shpjegohet që një ekonomist që vjen nga SHBA, gjeti pipzat me një linjë biznesi, që si rrënjët, ashtu edhe degët, i ka totalisht në Itali? Për sa kohë akuzoi Gjergj Bojaxhiu, majtas – djathtas politikën shqiptare për korrupsion, klientelizëm, para okulte, e para detyrë MORALE do të qe shpjegimi i historikut me Everestin e tij.
Sigal