Elbasan/ Qëllohet me armë një grua

159
Një grua e moshuar është qëlluar me armë në gjoks. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan dhe mësohet se 67-vjeçarja pas plagëve në kraharor është transportuar me urgjencë për në spitalin e Elbasanit dhe rezulton në gjëndje të rëndë për jetën. Të moshuarës Besihane Doçi i janë dëmtuar organet jetësore. 
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti banal. Dyshohet se gruaja ka ndërhyrë për të ndarë dy persona që po ziheshin. Në këtë moment, një prej personave të përfshirë në konflikt e qëllon atë me armë zjarri. Ende nuk dihet lidhja e gruas me këta dy persona.