Droga gati për shitje, kapen në flagrancë katër të rinjtë në Korçë

105

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E.A., 25 vjeç; J.A., 22 vjeç; D.D., 20 vjeç dhe A.T., 26 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në lagjen nr.1, me një sasi të dyshuar lënde narkotike, një pjesë të së cilës e kishin ndarë në doza gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.