Doli nga rruga me makinë, humb jetën 50-vjeçari në Sarandë 34 Lexime (09:05 , 29/03/2017) 0 Kom

458
Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm pas një aksidenti në qytetin e Sarandës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08.05 të mëngjesit në fshatin Janjar.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor të këtij fshatit, ku për shkak të daljes nga rruga të automjetit tip Toyota me targë SR 2939 B, humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.M., rreth 50 vjeç, banues në këtë fshat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me aksidentin.

Njoftimi i policisë
Sarandë. Rreth orës 08:05, në fshatin Janjar ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor të fshatit Janjar, Konispol, ku për shkak të daljes nga rruga të automjetit tip Toyota me targë SR 2939 B, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.M., rreth 50 vjeç, banues në këtë fshat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me aksidentin.
Sigal