Zbardhet votimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Meta.
Ky i fundit ka marrë 6 vota pro në favor të tij për të vijuar mandatin deri me 24 korrik 2022 dhe vetëm 1 kundër.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi të shfuqizojë vendimin e Kuvendit “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Vendimi u mësua përmes një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate në orën 23:15 të 16 shkurtit 2022. Në vendim thuhet se presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën.






















