Vlorë/ Ushtroi dhunë ndaj nipit të tij, arrestohet i moshuari, në pranga edhe një 38-vjeçar për vjedhje

93
Sigal

Një 59-vjeçar është vënë në pranga  nga policia e Vlorës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.

Mësohet se shtetasi G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.

Gjithashtu një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur çantën e një qytetareje ku ndodheshin një shumë e konsiderueshme parash dhe një telefon celular.

Vlorë

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij vihet në pranga 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 24.09.2021, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi S. M., 38 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarsia 3”, ka vjedhur cantën e shtetasit M. P,  në të cilën ndodheshin një shumë parash si dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.