Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, vdes 27 vjeçari, plagoset një vajzë

651
Sigal

Një aksident me pasoje vdekje ka ndodhur sot në autostradën Levan–Tepelenë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit “Buzmadh”. Burime zyrtare nga policia thanë se mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.