Dibër – Procedohen 10 pleq dibranë, përfituan pension të padrejtë

455
Dhjetë të moshuar pensionistë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi kanë përfituar pension në mënyrë të padrejtë.

Policia e Dibrës sqaron se procedimi penal ndaj tyre filloi pasi dyshohet se kanë fallsifikuar aktet e gjendjes civile, dhe kanë mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të pa drejtë.

S.L, 73 vjeç, banues në Bulqizë.
Z.Q, 72 vjeç, banues në Peshkopi.
A.Zh, 80 vjeç, banues në Bulqizë.
H.B, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sh.K, 70 vjeçe, banuese në Durrës.
N.L, 61, vjeçe, banuese në Durrës.
P.L, 70 vjeç, banues në Burrel.
Sh.H, 74 vjeç, banues në Burrel.
H.L, 69 vjeç, banues në Durrës.
S.O, 73 vjeçe, banuese në Durrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Fallsifikim i akteve të gjendjes civile”, dhe “Mashtrimi në sigurime”, parashikuar nga nenet, 191, 145, të Kodit Penal.
Sigal