Detaje të reja nga aksidenti në Librazhd

548
Sigal

Në aksidentin e rëndë i cili ndodhi pak më parë në aksin Librazhd-Qaf Thanë ku u përplasën dy automjete, si pasojë mbeti i vdekur një 45-vjeçar.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd-Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.