Deputeti biznesmen Tom Doshi, 5.2 miliardë USD detyrim dhe gjobë tatimore për bilance fiktive

778
Nga kontrollet e bilanceve të viteve ushtrimore 2006-2007 është konstatuar, nuk figurojne të jenë depozituar pranë DRT Tirane dhe mungojnë në inventarin fizik të dosjes. Ndërsa FDP e tatim-fitimit për këto dy vite është dorëzuar pranë organeve tatimore dhe figuron i pasqyruar në STI. Të ardhurat dhe shpenzimet për të dy vitet në fjalë, rezultojnë me 0 lekë. Nga verifikimet e bilanceve të vëna në dispozicion të grupit të kontrollit nga shoqëria, rezulton se gjendja e aktiveve dhe e pasiveve të jenë në vlera minimale. Nga kontrolli është konstatuar se pala paditëse nuk ka pasqyruar saktw gjendjen e llogarive sipas mbylljes së vitit 2006. Në mungesë të dokumentacionit të sipër-cituar duke shfrytëzuar dokumentet e vëna në dispozicion nga vetë paditësi është saktësuar vlera që duhej të figuronte në aktivët e kësaj shoqërie, qoftë për blerjen e aksioneve, qoftë për blerjen e tokës. Konkretisht, pala paditëse Shoqëria “Aldosch” sh.p.k. nga viti 2000 deri në vitin 2007 ka investuar duke blerë aksionet e Shoqërisë “Qumështi AJKA” sh.a. në disa paketa me kontratat si më poshtë: 
– Me Kontratën nr. 3561/1465, datë 17.11.2000 Shoqëria “Aldosch” sh.p.k. ka blerë nëpërmjet Agjencia Kombëtare e Privatizimit 90% të aksioneve të Shoqërisë “Qumështi Ajka” sh.a. ,në vlerën 100.100.000 lekë. 
– Në vitin 2004 Shoqëria “Aldosch” sh.p.k. ka blerë edhe 6.446 % të aksioneve Shoqërisë “Qumështi Ajka” sh.a. 
– Në vitin 2007 Shoqëria “Aldosch” sh.p.k. ka blerë edhe 0.369 % të aksioneve të Shoqërisë “Qumështi Ajka” sh.a. 
– Në total, nga aksionerë individë janë blerë 6.815% e aksioneve të Shoqërisë “Qumështi Ajka” sh.a., me vlerën 17.433.000 lekë sipas kontratave të ndryshme. 
Sa më sipër, në fund të vitit 2007, shoqëria “Aldosch” sh.p.k. zotëronte në total 96.815% të kapitalit të Shoqërisë “Qumështi Ajka” sh.a., ku çmimi i blerjes së tyre në total është në vlerën 117. 433. 000 lekë. Pala e paditur pretendoi se nga ana e Shoqërisë “Aldosch” sh.p.k. janë vënë në dispozicion kontratat për blerjen e aksioneve nga aksion-mbajtësit e Shoqërisë “Qumështi Ajka” sh.a., në masën 6,67% dhe në vlerë 117. 433. 000 lekë, por nuk janë bashkëlidhur pagesat e bëra për tatimin në burim. Nga pala paditëse nuk është pasqyruar në kontabilitet kontrata e shitjes më sipër dhe për pasojë, nuk janë deklaruar të ardhurat që rezultojnë nga shitja e aksioneve nga kjo kontratë shitjeje, që sipas përllogaritjeve të palës së paditur është në shumën prej 153. 295. 000 lekë. Nga ky mos-deklarim rezulton një tatim fitimi në shumën prej 30. 695. 000 lekë. Duke e konsideruar si pa-vërtetësi në deklarimin e të ardhurave të vitit ushtrimor 2007, referuar nenit 116 të Ligjit 9920, dt. 19. 05. 2008 “Për Procedurat Tatimore në R.Sh.”, pala e paditur ka dënuar palën paditëse, me gjobë në masën 100% të detyrimit tatimor në shumën prej 30. 695. 000 lekë. Se dyti: Nga kontrolli i aktivëve sipas zërave të bilancit është konstatuar se shoqëria në bilancin e vitit ushtrimore 2007 nuk ka pasqyruar saktë gjendjen e llogarive sipas mbylljeve të vitit ushtrimorë 2006. Gjate vitit ushtrimorë 2007 kemi shtesa në grupime aktive të qëndrueshme financiare llogaria “ të drejta pjesëmarrje” në shumën 800.000 lekë, pasi janë blerë nga aksionarë,individë pjesëmarrës në shoqërinë “Prodhime Farmaceutike Profarma” 0,128 % të aksioneve. Me çdo individ janë lidhur kontrata individuale dhe vlera e blerjes është e barabartë me vlerën nominale të aksionit. Në vitin 2006 janë bërë shtetas në grupin e aktiviteteve të qëndrueshme financiare në shumën 21. 780.000 lekë, sipas kontratës për blerje kuotash nr. 115 rep. nr. 128 kol. date 12.10.2000, disa individëve dhe shoqërisë “Aldosch” me cilësinë e blerësit për blerjen e 100% kuotave të shoqërisë “Prodental farm” sh a kundrejt një çmimi 180. 000 euro që është vlerësuar me kursin 121 lekë në shumën 21.780 000 lekë. Për periudhën objekt kontrolli shoqëria ka realizuar në vitin 2008 shitjen e kuotave të aksioneve nga pjesëmarrja në shoqërinë Prodhime farmaceutike “Profarma”dhe shitjes se kuotave të aksioneve në shoqërinë ”Prodental farma”.Shitja e mësipërme nuk ka gjetur pasqyrim në dokumentacionin bazë regjistrues të shoqërisë. Në total, sipas kalkulimeve të bëra nga shoqëria, baza e tatueshme e deklaruar në vitin 2008 është në shumën 989. 971. 138 lekë, ndërsa detyrimi tatimor në formën e tatimit në burim i deklaruar në këtë kërkesë rezulton në shumën 98. 997. 114 lekë. Sa më lartë, bazuar në kontratat e shitjes dhe blerjes së aksioneve të vena në dispozicion nga shoqëria, konstatohet pasaktësi në përcaktimin e llojit të të ardhurave të tatueshme dhe për efekt të tatimit përkatës. Konstatohet pasaktësi në kalkulimin e të ardhurave neto që rezultojnë nga shitblerjet e mësipërme. Tatim fitimi për vitin 2008 është në shumën 184.379.138 leke, ndërsa tatimi në burim i paguar është në shumën 168 787. 777 lekë. Detyrim-tatim-fitimi shtesë për vitin 2008 është 15. 591. 361 leke. Duke e konsideruar si deklarim i pasakte i të ardhurave të vitit ushtrimorë 2008 referuar nenit 115 të ligjit nr. 9920 datë19. 05. 2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, shoqëria është dënuar me gjobë në masën 25% te detyrimit tatimore, në shumën 3. 897. 840 lekë. Në vitin 2009 shoqëria ka realizuar shitjen e kuotës se aksioneve nga pjesëmarrja në shoqërinë “Prodhime Farmaceutike” në masën 18.76%. Shitja e kuotave nuk ka gjetur pasqyrim në dokumentacionin bazë regjistrues të shoqërisë dhe nuk janë reflektuar në pasqyrën e të ardhurave financiare dhe për pasojë nuk janë llogaritur efektet e detyrimeve tatimore nga kryerja e këtyre transaksioneve. Çmimi i shitjes se këtyre kuotave është 113. 909. 200 lekë, ndërsa vlera e blerjes se tyre është 59. 841.732 leke. Fitimi është 54. 067. 468 lekë, për të cilën paditësi duhet të llogariste dhe paguante tatimin mbi fitimin në shumën 5. 406. 747 lekë. Përveç detyrimit duke e konsideruar si pavërtetësi në deklarimin e të ardhurave të vitit ushtrimorë 2009, referuar nenit 116 shoqëria është dënuar me gjobë në masën 100% të detyrimit tatimor. Nisur nga fakti se nuk ka përputhje midis momentit të furnizimit të shitjes së 80% të aksioneve të “Prodhimeve farmaceutike nga subjekti “Aldosch” në favor të shoqërisë gjermane “Derm Pharme Ag” dhe likuidimit në valutë nga kjo e fundit, bazuar në përcaktimin e bërë nga ana e inspektorëve referuar kursit të këmbimit të datës 22.09.2008, nga grupi i kontrollit janë bërë dhe kalkulimet përkatëse te efektit të dhënë nga ndryshimi i kursit të këmbimit në momentin e likuidimit të kësteve të kontraktuara. Efekti i ndryshimit të kursit të këmbimit për arkëtimet e vitit 2009 në shumën 34.849. 707 leke. Tatimi mbi fitimin është në shumën 3. 484. 971 leke, ndërsa shoqëria është dënuar me gjobë në masën 100% të detyrimit tatimor, në shumën 3. 484. 971 lekë referuar ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, neni 116. Llogaria ortake me 31.12.2008 pas saktësimit të kontrollit rezulton me pozicion debitor ndaj shoqërisë për shumën 81. 174 830 leke. Nga kontrolli është evidentuar se teprica debitore e llogarisë ortake në shumën 81. 174 .830 lekë është tërhequr nga ortaku i vetëm sipas transaksioneve bankare. Nisur nga ky konstatim, por dhe nga fakti që shoqëria mbas saktësimeve të bëra rezulton të jetë me fitim kontabël në shumën prej 81. 174. 830 lekë, konsiderohet dividend i tërhequr nga ortaku i vetëm. Bazuar në ligjin nr. 8438 date 28.12.1998 dhe ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 shoqërisë i është shtuar tatimi mbi dividentin në shumën 8. 117. 483 lekë dhe mbështetur në nenin 117 te ligjit 9920 shoqëria është penalizuar me gjobë në masën 50% të detyrimit tatimor në shumën 4. 058. 742 leke. Përveç detyrimit dhe gjobave janë llogaritur dhe kamat vonesat deri në ditën e fillimit të kontrollit në këtë subjekt në shumën 1. 678. 777 lekë. Shoqëria nuk ka depozituar vendim të asamblesë se ortakëve për periudhën e kontrolluar deri në momentin e kontrollit.
Sigal