Cila është më e shëndetshme, buka e bardhë apo e zezë?

818
Njerëzit shpesh vihen në dilemë a te hanë bukë të bardhë apo të zezë dhe cila prej tyre është më e shëndetshme. Këto janë disa nga tiparet e bukës së bardhë apo të zezë dhe pasi t’i lexoni ndoshta do dini të vendosni.
Buka e bardhë
Buka e bardhë bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Gruri vetë përbëhet nga: lëvorja, embrioni dhe endosporini. Embrioni është pjesa me përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve lyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën E e cila mbron këto acide lyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për ënet e gjakut).
Ndërsa lëvorja është shumë e pasur me fibra bimore dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin. Kur gruri bluhet për miell të bardhë, lëvorja dhe embrioni shkëputen dhe mbetet vetëm endospori.

Në këtë mënyrë mielli ka humbur:
Të gjithë acidet lyrore të pangopura, 50% të kalciumit, 70% të fosforit, 80% të hekurit, 98% të magnezit, 50-80% të vitaminave B dhe të gjithë vitaminën E.
Pra ajo që mbetet nga mielli janë vetëm kaloritë, për më tepër atij i shtohet klor për të zbardhur ngjyrën, i cili është toksik për organizmin tonë. Duke përdorur miell të bardhë, ulet në mënyrë të ndjeshme konsumi ditor i fibrave që cojnë në probleme te ndryshme, vecanërisht të aparatit tretes.
Buka e zezë
Buka e zezë bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me fare buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzjerjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese. Kur buka është bërë me fare buke është shumë më e tolerueshme per aparatin tretës.
Këto buke përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E. Buka e zezë permban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajne nga diabeti.
Sigal