Aksident në aksin “Vlorë-Babicë e Madhe”, makina përplas këmbësoren

17
Sigal

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në Vlorë, ku drejtuesi i mjetit, 45 vjeç, ka përplasur një këmbësore, 49 vjeçe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në aksin rrugor “Vlorë-Babicë e Madhe”.

Sakaq mësohet se e lënduara ndodhet në spital për asistencë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.