Itali, Renzi jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje?

708
Mesazhi në twitter i bashkëpunëtorit të ngushtë të sekretarit Pd shkruan: “Renzi do të flasë në orën 17”. Ndërsa Grillo: “E kemi biodegraduar (Renzin)”
ROMË – Pas humbjes në zgjedhjet politike, sekretari i PD Matteo Renzi vendosi të japë dorëheqjen nga udhëheqja e partisë. E raporton Agjencia Ansa, por pak çaste më vonë vjen një sqarim nga zëdhënësi i tij, Marco Agnoletti: “Ne nuk na rezulton”. Dhe në twitter bashkëpunëtori i tij i ngushtë shkruan: “Sekretari do të flasë këtë pasdite në orën 17”.
Prandaj është e mundur që njoftimi zyrtar të jepet brenda pak orësh, gjatë fjalimit të parë të sekretarit, për të komentuar mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe rezultatet në rënie të partisë së tij.
Sapo lajmi u përhap (pastaj u ndal) i largimit të Renzit, sipas Adnkronos, Beppe Grillo (levizja “5 Stelle” që fitoi32 .55%) kishte komentuar menjëherë: “Ne e kemi biodegraduar atë”.
Dhe në shtëpinë e demokaratëve, i pari që jep një koment është Pier Ferdinando Casini, sapo zgjedhur në Senatin e Bolonjës për qendrën e majtë: “Shpresoj se nuk ka ardhur koha e larjes së hesapeve në Partinë Demokratike por i arsyetimit të qetë dhe të thellë” – ishte përgjigja e tij nëse dorëheqja e sekretarit (Renzi) ishte e përshtatshme apo jo: “Nuk do të doja që dikush ta harronte – shtoi Casini, duke biseduar me gazetarët në Piazza Maggiore në Bolonjë – se partia socialiste në Francë nuk ekziston më dhe në Gjermani është tejkaluar (sipas sondazheve) nga e djathta ekstreme. Për këtë qëllim skenari për të cilin po arsyetojmë shkon pak përtej Italisë”.
“Është një humbje e dukshme por kjo është demokracia”,flet Emanuele Fiano për Radio Cusano. Lidhur me dorëheqjen e Renzit si sekretar i PD, vëren: “Nuk e di se çfarë do të bëjë Renzi, do ta dimë këtë pasdite … por ne po lëmë një vend më të mirë sesa kur e morrëm në dorë”.
Sigal