Bozdo: Veliaj ka dështuar në menaxhimin e situatës së përmbytjeve

199
Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se ka dështuar në menaxhimin e situatës të përmbytjeve dhe të furnizimit me ujë të pijshëm. Strukturat e PD janë në terren dhe këshilltarja Reila Bozdo fton qytetarët të denoncojnë problematikat e tyre.
Reila Bozdo: Erion Veliaj ka dështuar në aksionin e parë të vërtetë menaxherial. Sot 70% e qytetarëve të Tiranës janë pa ujë në shtëpitë e tyre, qindra familje janë të përmbytura, janë me ujë deri në dhomën e gjumit. Ku është kryebashkiaku Erion Veliaj?Ne si këshilltarë të djathtë jemi aty për të mbledhur të gjithë denoncimet e qytetarëve dhe për ti raportuar ato deri në zgjidhje.