Blerina Serjani/ Debat shkencor: Gjirokastra pas 30 vjetësh

596
Një referencën e përbashkët mes Prof. as. Përparim Kabo dhe Prof. as. Greta Angjeli, ku u trajtua tema e zhvillimit perspektiv
“Si është sot gjendja dhe situate social-ekonomike dhe si duhet të jetë Gjirokastra në 30 vitet e ardhshme”, kjo ishte tema qendrore e Konferencës Shkencore organizuar nga Universiteti Mesdhetar, Universiteti “E.Çabej”, Bashkia e Gjirokastrës dhe Fondacioni “Gjirokastra”. në kuadrin e Ditës Kombëtare Trashëgimisë Kulturore dhe në ditën e parë të hapjes së Panairit të 9-të të Artizanatit dhe Trashëgimisë. Konferenca me titull: “Gjirokastra në tre dhjetëvjeçarët e ardhshëm – Mendim Alternativ” fokusuar në të ardhmen e qytetit të gurtë u mbajt në një nga lagjet e pjesës muzeale dhe historike të mbrojtur nga UNESCO dhe shteti shqiptar. Në të u përfshinë profesorë, ekspertë dhe studiues të ekonomisë, operatorë turistik privatë, punonjës të institucioneve kulturore, akademikë, përfaqësues të pushtetit vendor, biznesmenë dhe përfaqësues medias qendrore dhe vendore. Veprimtarinë shkencore për të ardhmen 30-vjeçare të Gjirokastrës , e hapi Prof. as. dr. Përparim Kabo, i cili qysh në fillim artikuloi nevojën dhe domosdoshmërinë e analizës dhe studimit shkencor të gjendjes aktuale, të perspektivës dhe të rrugëve të menaxhimit dhe administrimit të vlerave të trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës, vlerë e vila tashmë nuk i përket vetëm këtij qyteti, këtij rajoni, shqiptarëve dhe Shqipërisë, por pas marrjen nën mbrojtje nga UNESCO, Gjirokastra është një vlerë e kulturës së përbotshme. Duke u orientuar nga motoja që resurset kulturore, tradicionale dhe natyrore të vihen plotësisht në interes të zhvillimit ekonomik dhe social të rajonit, deputeti i qarkut akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami dhe rektori i Universitetit Mesdhetar Prof.dr.Nexhmedin Dumani, në përshëndetjet e tyre parashtruan nevojën e një qasjeje të re analitike duke marrë parasysh asetet dhe terrenin konkret. Në kumtesën e mbajtur nga dekani i fakultetit ekonomik UM, Prof.dr. Alqi Naqellari bëri një përkufizim të plotë të potencialeve të qarkut të Gjirokastrës, të pozicionit të favorshëm gjeografik, të pasurive të çmuara natyrore dhe njerëzore, të aseteve ekonomike dhe të vlerave unikale të trashëgimisë kulturore, duke parashtruar edhe një mori faktorësh, argumentesh dhe rekomandimesh për realizimin e një transformimi të thellë dhe të qëndrueshëm të rajonit të Gjirokastrës në aspektin social, ekonomik, human dhe kulturor për 30 vitet e ardhshme. 
Një referencën e përbashkët mes Prof.as. Përparim Kabo dhe Prof. as. Greta Angjeli, ku u trajtua tema e zhvillimit perspektiv të qytetit të Gjirokastrës, si pelegrinazh turistik, kulturor, mjedisor dhe fetar, ndërkohë që Dr. Nevila Rama dhe MSC. Kriton Kuçi u ndalën në trajtesën “Diplomacia kulturore dhe rëndësia e saj në bashkëpunimin ndër-rajonal. Dr. Rudina Qurku paraqiti një varg argumentesh dhe rekomandimesh për zhvillimin ekonomik të rajonit nëpërmjet turizmit kulturor si biznes, ndërkaq Dr. Valter Hoxha nëpërmjet një video-presentationi solli një varg të dhënash për resurset e bimësisë medicinale të rajonit si mundësi për zhvillimit ekonomin të qarkut që ndodhet në një zonë të rëndësishme ndërkufitare. Në këtë konferencë sollën mendimin e tyre edhe pedagogë të Universitetit të Gjirokastrës “Eqrem Çabej” dhe përfaqësues të fondacioneve dhe shoqatave joqeveritare të fokusuara në ruajtjen dhe rijetëzimin e monumenteve dhe vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të pranuar si “vlerë e trashëgimisë kulturore botërore” nga UNESCO. Kështu në kumtesën e tij MA. Redi Shtina trajtoi problemet që lidhen me Konventat Ndërkombëtare, ligjet e miratuara nga parlamenti shqiptar dhe Kodin e së Drejtës të të mirave kulturore. Sadi Petrela, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Gjirokastra në fjalën e tij u ndal në përfshirjen e qytetarëve në administrimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, ndërsa pedagogia e Universitetit të Gjirokastrës Daniela Qiqi, parashtroi një varg problemesh që lidhen me mirë menaxhimin e burimeve njerëzore në zhvillimin e shërbimeve cilësore turistike.
Sigal