Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një status në rrjetin social Facebook ka treguar për lajmin e mirë, miratimin e 800 praktikave shtesë për profesionin e rregulluar të mësuesit
Statusi i plotë
800 praktika mësuesie shtesë!
Pasi gjetëm hapësirën buxhetore, vjen si lajm shumë i mirë vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave i cili miratoi 800 praktika shtesë për profesionin e rregulluar të mësuesit!
Falë shtesës buxhetore, shkon në 2,300 numri total i mësuesve aspirantë që do të zhvillojnë përgjatë një viti praktikën e tyre pranë shkollave.