‘Vjosa Osmani ja përplasi në fytyrë pazaret e fëlliqura të minishengenit Ballkanik’ / Rama një antishqiptar e frikacak përballë një gruaje

402
Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me vizitën e Vjosa Osmanit në Shqipëri dhe sjelljen e turpshme të treguar nga kryeministri shqiptar ndaj saj dhe ndaj Kosovës.
Ja postimi i plotë :
Seksist, antishqiptar, paranojak, i fëlliqur, i turpshëm, ishte qëndrimi i sotshëm i kryeministrit Rama, ndaj Vjosa Osmanit!!
Në pak fjali, pamë më shumë vëllain siamez të Vuçiçit, sesa kryeministrin shqiptar!
Deklarata e tij mbi traun, me nota seksiste ndaj një gruaje, një nëne të re të dy vajzave, ndaj një presidente grua të Kosovës, ndaj Vjosa Osmanit, sot na bën më turp ne grave, dhe vajzave të këtij kombi!
Vjosa Osmani ja përplasi në fytyrë, bash në mes të parlamentit, pazaret e tij të fëlliqura të minishengenit Ballkanik, duke lënë jashtë këtij pazari, Kosovën.
Prandaj Rama, me vetëdije dhe me dashje e quan Kosovën, “shteti fqinj”!
Kosova nuk është shteti fqinj, por është zemra e Shqipërisë, është gjysma e kombit shqiptar, është djepi i djegur nga serbi që u ringrit dhe u ringjall me njerëz si Vjosa e Isa Boletini, dhe jo me pazarxjinj e zdromsa si ju!
Shoku Rama, Kosova nuk ka probleme me veten, por ke ti probleme me të! Kosova ka Gjykatë Kushtetuese dhe jo si ti, që ke 5 vjet që e ke kapur për fyti reformën në drejtësi! Kosova është vetëm 12 vjet shtet, dhe është shtet më funskional se shteti ynë, që sapo festoi 108 vjetorin e pavarësisë! Falë teje, sot nuk jemi as në Europë, por jemi shteti i dytë pas Sirisë, për azilkërkues!
Prandaj Kosoven nuk mund ta tregosh me gisht, duke thënë se ajo ka problemet e saj. Aq më shumë, tja hedhësh fajin Vjosës, për skandalet dhe dështimet e tua.
Traun Kosovës ja ke vënë ti, për t’i bërë nder Kastratit dhe kastratëve të tjerë oligarkë në gjithë Shqipërinë, sepse ske pyetur për shtetin e Kastriotit, për atdhetarizëm, për Kosovën dhe vëllezërit kosovarë, por për të mbajtur me çdo kusht klietelën dhe karrigen tënde.
Sa antishqiptar, sa frikacak përballë një gruaje!
Sigal