Durrës, 56-vjeçari plagos me thikë të riun

349
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar 56-vjeçarin me iniciale P.B, pasi pas një sherri ka goditur me thikë në gjoks 25-vjeçarin me iniciale A.N. Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr mjekim.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: P. B., 56 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, më datë 09.03.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e gjoksit, shtetasin A. N., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.