Bashkia Tepelenë, nis punimet pa dalë VKM-ja për miratimin e projektit dhe fondin e tyre

565
Vjollca KUTA
Fituesi i tenderit është shpallur në datën 13 mars 2017, por Këshilli Ministrave ka vendosur në datën… 21 mars 2017
Fakti është ky: Tepelena ka ndryshuar totalisht pamje dhe funksionalitet mjedisesh publike, për shkak të investimeve të fuqishme të financuara të akorduara nga shteti në 5 vitet e fundit të drejtimit të kësaj bashkie prej PS, por edhe nga të ardhurat “thërrime”, që bashkia i siguron nga taksat dhe burime të tjera prej administrimit të pasurive vendore. Aq punë kolosale është bërë, sa mund të bëhet ky krahasim: Nga fshat me pallate, Tepelena po vazhdon të bëhet “QYTET”, në kuptimin e plotë të fjalës, punë e cila meriton të përshëndetet dhe vlerësohet. Por, ka një absurd, që duket se i ka “themelet” tek kupola e “rilindjes”. Në dy dokumente zyrtare, njeri i firmosur nga bashkia dhe tjetri i firmosur nga kryeministria, rezulton se një skandal. Në Tepelenë ka nisur rikonstruksioni i një mjedisi publik. Është bërë tenderi i punimeve, kanë nisur punimet e po vazhdojnë. Është përzgjedhur po me tender edhe mbikëqyrësi i punimeve dhe është lidhur kontrata me të, në datën 13 mars 2017. Por Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) që shpall miratimin e fillimit të këtij investimit në Tepelenë është miratuar në datën 21 mars 2017 dhe është publikuar 3 ditë më parë, në “Fletore Zyrtare” Nr. 60, datë 27 mars 2017. A ka fuqi kryeministri, të jap urdhër për fillimi punimesh pa u miratuar dhe pa u shpallur fondi, duke lejuar bashkinë të zhvilloj tenderët përkatës e të shpall fitues?! Komentet janë të tepërta, po publikojmë dy aktet zyrtare të Bashkisë së Tepelenës dhe të Këshillit të Ministrave. 
VKM Nr. 9, datë 21.3.2017
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 16 dhe të aneksit 3, të ligjit nr. 130, datë 15.12.2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve VENDOSI: 1. Në tabelën nr. 1, që i bashkëlidhej vendimit nr. 45, datë 19.9.2016, të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, “Për shpërndarjen e financimit për projekte, thirrja III e grandit “Infrastruktura vendore dhe rajonale”, programi “Zhvillimi i infrastrukturës vendore dhe rajonale”, shtylla I për vitin 2016”, bëhen ndryshime, sipas tabelës nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Komiteti që miratoi fondin
1. Kryeministri: Kryetar
2. Zv/Kryeministri: Zv/kryetar
ANËTARË
3. Ministri i Financave
4. Ministri i Ekonomisë
5. Ministri i Zhvillimit Urban 
6. Ministri i Transportit 
7. Ministri i Arsimit
8. Ministri i Bujqësisë
9. Ministri i Shëndetësisë
10. Ministri i Kulturës
11. Ministri i Mjedisit 
12. Ministri i Brendshëm 
13. Ministri Inovacionit 
14. Ministri për Çështjet Vendore 
15. Kryetari i Shoqatës së Qarqeve të Shqipërisë 
16. Kryetari i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë 
17. Kryetari i Shoqatës për Autonomi Vendore 
18. Përfaqësuesi i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal: 1 anëtar 
19. Përfaqësuesi i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal: 2 anëtarë
20. Përfaqësuesi i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal: 3 anëtarë 
21. Përfaqësuesi i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal: 4 anëtarë

Njoftim i Bashkisë Tepelenë, për tenderin e mbikëqyrjes së punimeve
1. Autoriteti kontraktor: Bashkia TEPELENE, Qyteti Tepelene, “Sheshi Lord Bajron” tel/fax 081422470
2. Lloji i procedurës se prokurimit: “Kërkesë për Propozim”
3. Objekti i prokurimit: “Mbikëqyrje e punimeve për objektin “Rikonstruksion i rrugës “Ago Çeli”, Rrugës së Re dhe Rikonceptim i Palestrës”
4. Fondi limit: 1.151.124 (një milionë e njëqind e pesëdhjetë e një mijë e njëqind e njëzetë e katër) lekë pa TVSH
5. Vlera e shpallur fituese: 1.070.000 (një milion e shtatëdhjetë mijë) lekë pa TVSH
6. Data e lidhjes se kontratës: 13.03.2017

Bashkia Korçë tender tjetër 332 milionë lekë për esenë: “Qyteti im”
BASHKIA KORÇË
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Korçë, 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Procedure e hapur
3. Objekti i kontratës kuadër: Qyteti im (Bashkia Korçë, Bashkia Elbasan, Bashkia Permet)”
4. Fondi limit: 33.238.000 lekë
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 6 muaj
6- Afati për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: data 18/04/2017, Ora: 11:00
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 18/04/2017

Përse janë anuluar këta dy tenderë?
DREJTORIA RAJONALE E REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT MAT
Drejtoria Rajonale e Rezervave Materiale të Shtetit Mat njofton dështimin eankandit me Nr.Ref. 1A/2017, të zhvilluar me datë 20.03.2017 ora 11:00 me objekt shitjen e
mallrave të konfiskuara, sipas publikimit të njoftimit në buletinin Nr.8 datë 27.02.2017, faqe 413-415 të APP–së.
BASHKIA SHIJAK
Për arsye te rishikimit, saktësimit, plotesimit të kërkesave për kualifikim në dokumentet standarde të ankandit publik sipas Ligjit Nr.9874, datë 14.02.2002, “Për Ankandin Publik”, të Rregullave për Ankandin Publik, miratuar me VKM nr. 1719, datë 17.12.2008, kërkojmë të bëjmë anulimin e procedurës “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve në pronësi të Bashkisë Shijak, planifikuar në datën 28.03.2017, për ta publikuar përsëri.
Sigal