Stuhi me shi dhe erë në të gjithë vendin, “fluturojnë” çadrat e shezlongët

119
Sigal

Stuhia e erës dhe shiu ka përfshirë tashmë të gjithë territorin, duke boshatisur plazhet dhe duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Nga reshjet, më problematike janë zona jugore dhe juglindja e vendit, ku ka patur stuhi breshëri dhe erëra të forta. Në disa vende, era ka “fluturuar” çadrat e shezlongët, duke i hedhur në det.

Të shtunën moti do të jetë pothuajse njësoj me erë të fortë, dallgëzim të lartë në brigjet detare.

Ndërkohë dita e diel përmirëson dukshëm motin, do të ketë më shumë diell,  vranësira të pakta, reshje të izoluara në veri të vendit.