Durrës/ Abuzoi seksualisht me të miturën, bie në pranga 20-vjeçari

302
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar një 20 vjeçar i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë”.

Sipas policisë 20-vjeçari N.B., banues në Durrës dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të  mitur 17 vjeçare.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një  shtetase të  mitur  17 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.