Banorët e Thethit para bashkisë: Të hapet rruga nga dëbora

212
Banorët e Thethit kanë dalë sot në një protestë përpara bashkisë së Shkodrës.

Ata i kanë dërguar një peticion bashkisë për hapjen e 7 kilometrave rrugë të bllokuar nga dëbora.

Banorët kërkojnë fonde për vitet e ardhshme që të pastrohet rruga në vazhdimësi.