Atentati ndaj Florenc Çapjas në Elbasan, dënohet me dhjetë vite burg Shkëlzen Hasanpapaj

558
Sigal

Për atentatin ndaj fisit Çapaj në Elbasan në 2016, është dënuar me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapaj. Ky i fundit është shpallur fajtor për atentatin ndaj Florenc Capjas dhe Bledar Muçës.

Ai është dënuar me 10 vite burg për armë pa leje dhe tentativë vrasje.

Shkëlzen Hasanpapaj u arrestua në Holandë nga ku edhe u ekstradua për në Shqipëri. Ai nuk e pranon akuzën e prokurorisë së Elbasanit, por organi i akuzës pretendon se është një analizë “ADN-je” që ka provuar se në vendngjarje ka qenë Hasanpapaj, atentatori.

Atentati më 2016

Ngjarja e 6 qershorit 2016, për të cilën akuzohet Hasanpapaj erdhi pas një tjetër atentati ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës.

I veshur me një uniformë ushtrie dhe me një çantë kamuflazhi, Hasanpapaj akuzohet se ka qëlluar me breshëri ndaj mjetit ku udhëtonin dy të “fortët” e Elbasanit.

Xhami i blinduar i mjetit ishte vendimtar në këtë atentat duke iu shpëtuar jetën të dyve. Të vetmit të plagosur ishte Bledar Muça dhe një efektive e policisë së Elbasanit, e cila po kalonte rastësisht në rrugë.

Florenc Çapja tashmë ndodhet në burg, ku është arrestuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, ish-efektivit të policisë rrugore në Elbasan.

Më 20 shtator 2019, Çapja do të dalë para gjykatës pasi ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë.