Besa Shahini: Këshilli i Ministrave miratoi 800 praktika mësuesie shtesë

651
Sigal

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një status në rrjetin social Facebook ka treguar për lajmin e mirë, miratimin e 800 praktikave shtesë për profesionin e rregulluar të mësuesit

 

Statusi i plotë

 

800 praktika mësuesie shtesë!

Pasi gjetëm hapësirën buxhetore, vjen si lajm shumë i mirë vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave i cili miratoi 800 praktika shtesë për profesionin e rregulluar të mësuesit!
Falë shtesës buxhetore, shkon në 2,300 numri total i mësuesve aspirantë që do të zhvillojnë përgjatë një viti praktikën e tyre pranë shkollave.