Arrestohet shqiptari, policia greke i gjeti 16 kg hashash

122

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar në pikat e kontrollit në Igumenicë. 36 vjeçarit iu konfiskuan 16 kg hashash.

I ndaluari udhëtonte me motorr dhe e kishte ndarë sasinë e drogës në 15 pako duke i fshehur një pjesë të tyre në çantë dhe pjesën e mbetur brenda në motorr.

Ai është shoqëruar nga oficerët e anti-drogës dhe do të gjykohet për ‘’kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike’’.