Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar prej vitesh, pritet të ekstradohet

494
Sigal

Pas hetimeve të hollësishme, policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili prej muajsh ishte në arrati.

Shqiptari ishte në kërkim ndërkombëtar që nga Prilli 2019, pasi në Shqipëri ishte dënuar me katër vite burg për dhunimin e një personi.

Si ndodhi ngjarja?

Në vitin 2014, një roje sigurie ndërhyri për të shuar një mosmarrëveshje, ku ishte i përfshirë 32-vjeçari dhe një tjetër person.

Në këtë moment shqiptari mbërtheu një kaçavidë dhe ia nguli në sy duke i shkaktuar një gjakderdhje të rëndë.

Pasi dëgjuan lajmet se njeriu i shumë kërkuar mund të jetonte në qytet, policia filloi menjëherë gjurmimin e tij, duke kryer shërbime të shumta vëzhgimi në disa vende dhe duke vëzhguar njerëzit e afërt të personit në kërkim.

Pas disa ditësh kërkim, policia e pa atë të dilte me kujdes nga një ndërtesë në Rivazzurra, me fytyrën e mbuluar nga një shall, në mënyrë që të mos dallohej.

Pasi u bllokua, personi i kërkuar u dërgua në komisariat dhe duke pasur sigurinë se ishte shqiptari 32-vjeçar, u vu në dispozicion të Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Bolonjës për aktivizimin e procedurës së ekstradimit në Shqipëri.