Akuzohet se vodhi paratë e pacientit me Covid, dënohet me pesë vite burg infermierja Ronida Hysa

166
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dënuar me pesë vite burg, infermieren Roniada Hysa, e akuzuar se vodhi paratë e një pacienti të vdekur nga Covid-19.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg.

Hysa u arrestua në janar të këtij viti. Ajo u denoncua nga djali i pacientit që ndërroi jetë. Hetimi provoi se infermierja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit.