Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për fundjavën

532
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë parashikimin e motit për fundjavën.

Pothuajse të gjithë njerëzit parapërlqejnë ditët me diell, por duke filluar nga kjo fundjavë do të kemi ndryshime te kushteve meteorologjike.

Këtë të shtunë, do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në veriperëndim reshjet do të jenë me intesitet deri mesatar.

Në zonën e Alpeve reshjet do të konvertohen në reshje bore në orët e mbrëmjes.

Ditën e diel, kryesisht në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë territorin me intensitet deri mesatar, ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 18 m/sek.