Arrestohet shefi i Kardiologjisë në Shkodër

503
Sigal

Shefi
i pavionit të Kardiologjisë në spitalin e Shkodrës është arrestuar nga policia
për shpërdorim detyre.

Mjeku
Edi Smajlaj akuzohet se hapi kartelë mjekësore pa qenë në shërbim pa asnjë
motiv për pedagogun Simon Lufi.

Pedagogu
Lufi u arrestua dy ditë më parë në Shkodër, pasi merrte ryshfet për nota
kaluese.

Sipas
policisë, mjeku Edi Smajlaj firmosi shtrimin në spital të pedagogut me
pretendimin se ka probleme shëndetësore, me qëllim që të mos dërgohej në qelinë
e paraburgimit.