Shkolla u dëmtua nga tërmeti, nxënësit e fshatit Nojë në Malësinë e Krujës zhvillojnë mësim në qendrën shëndetësore

343
Sigal

Shkolla ne fshatin Nojë në Malësinë e Krujës pësoj dëme nga tërmeti 26 nëntorit, ndërsa nxënësit janë zhvendosur në qendrën shëndetësorë të fshatit. Kushtet nuk ofrojnë proçes të mirëfilltë në mësimdhënien për këta nxënës, ndonëse ata pohojnë ndryshe nga realiteti.

Mësuesit janë me eksperiencë, por ambjentet ku ata dhurojnë dijet janë mjaft problematike. Ambjentet ku mësojnë nxënësit janë shumë të vogla, me klasa kolektive, me nga pesë deri në shtatë nxënës, nga numri i ulët i tyre.

Godina ku janë vendosur nxënësit e shkollës së fshatit Nojë, është e ndërtuar shumë vite më parë, ndaj dhe suvatë e ambjenteve janë të rëna, dyer dhe dritare të amortizuara, ngrohja me disa pajisje elektrike, janë siguruar nga stafi i mësuesve.

Ndërsa për kabinete, kënde lojërash, dhe pajisje që janë të domosdoshme për nxënësit, janë të panjohura për këtë shkollë me 26 nxënës në fshatin Nojë të Krujës.