Paloka: Tërheqja e Ramës nga padia e Build konfirmon blerjen dhe manipulimin e votave

336
Sigal

Në një reagim në Facebook, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shprehet se me tërheqjen nga padia për gazetën gjermane “Bild”, që publikoi skandalin e vjedhjes së votave, kryeministri Edi Rama ka pranuar se zgjedhjet janë manipuluar.

Paloka shprehet se tashmë është radha e drejtësisë që të hetojë krimet elektorale që dëshmohen në gazetën më të madhe gjermane.

“Tërheqja e Ramës konfirmon blerjen dhe manipulimin e votave në Dibër dhe Durrës. Rama e pranoj, tani është radha e gjyqësorit te çojë para drejtësisë përgjegjësit. Zbardhja e shitblerjes se votave është kusht edhe për nisjen e bisedimeve për anëtarësim”,- shprehet Edi Paloka.

Reagimi i plotë i Edi Palokës në Facebook:

Zbythja e Ramës para “Bild”-it është përfundimisht kapitullimi i tij publik përpara një të vërtete të njohur sot botërish; faktit se që nga 2013, zgjedhjet në Shqipëri blihen dhe manipulohen nga nje organizate kriminalo-politike e vetëquajtur “rilindje”.

Përgjimet e kryera nga vete prokuroria shqiptare dhe te publikuara nga “Bild” , konfirmonin pa asnje dyshim se strukturat e “rilindura” te PS dhe funksionaret e tyre me te larte ne bashkepunim me krimin  , kane organizuar blerjen e votave dhe manipulimin  e zgjedhjeve te pakten ne dy raste , atyre lokale ne Diber dhe zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017. Nje e vertete e denoncuar me se nje here nga opozita, e njohur ne fakt prej shqiptareve, por e pa pranuar plotesisht nga gjithe nderkombetaret.

Pikërisht jehona dhe diskretitimi ne opinionin nderkombetar , e detyroi Ramen qe te shpallte se do e hidhte ne gjyq “Bild”-in per shpifje.

Ai ishte i bindur ne absurditetin e aktit te tij , me bindje e hodhi ate hap falls sepse si hileqar i lindur shpresonte qe me ate levizje ta mpakte fillimisht efektin e denoncimeve te “Bild”-it dhe te fitonte kohe. Te fitonte kohe me vetebesimin se aftesite e tij korruptonjese, do ta nxirrnin dhe nje here pa lagur. Por tentativat e tij per te kompromentuar gazeten apo gazetarin, jo vetem deshtuan por dhe u diskretituan me turp. Rama harroi se nuk po vepronte ne terrenin e tij , ku eshte mesuar te korruptoje nga te gjitha anet, shqiptare e jo vetem.

Ne keto kushte i mbetej qe ose te perballej ne gjyq ose te terhiqej!

Perballja ne gjyq do ishte derrmuese per Ramen sepse jo vetem do të humbiste gjyqin, jo vetem do të rikthente dhe nje here ne qender te vemendjes manipulimin e zgjedhjeve , por sic kishte paralajmeruar gazetari Tiede, do ti viheshin perballe dhe fakte te reja per krimet dhe skandalet e tij !

Ja pse hileqari u zbyth dhe zgjodhi pikerisht kohen e pandemise me shpresen se akti do te kalonte pa buje. Por sic theksova qe ne krye, zbythja e Rames nga gjyqi me “Bild”-in eshte vetem kapitullimi i tij publik perpara nje te vertete tanime te njohur e te pranuar boterisht mbi manipulimin e zgjedhjeve ne Shqiperi.

Tërheqja e Ramës konfirmon blerjen dhe manipulimin e votave në Dibër dhe Durrës. Rama e pranoj, tani është radha e gjyqësorit te çojë para drejtësisë përgjegjësit. Zbardhja e shitblerjes se votave është kusht edhe për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.