Ministria e Bujqësisë: Ja çfarë iu kemi kërkuar bashkive për tregjet dhe si duhet të jenë ato

721
Sigal

 

Kryeministri
Rama mbledh kryetarët e bashkive për tregjet e kafshëve të gjalla: Pas 1
dhjetorit, asnjë kafshë nuk lëviz në tregje pa regjistrin e saj. Siguria
Ushqimore është kusht nga BE

 

Ministri
i Bujqësisë, Panariti: Shërbimit Veterinar i del një sfidë akoma më e madhe për
ta parandaluar një  infeksion që tashmë
qarkullon në vendet e BE, të hyjë në territor, që është gripi i shpendëve. Këtu
duhet një bashkëpunim me ju, pasi një pjesë e pularive janë pjesë e territorit
tuaj

 

 

Ministria
e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, përshendet takimin e
sotëm të Kryeministrit Z.Edi Rama me kryetarët e bashkive, takim ky ku ishte i
pranishëm edhe Ministri Edmond Panariti. Në takimin e zhvilluar në vijën e kërkesave
të herëpashershme të Ministrisë së Bujqësisë dhe Z.Panariti për masat që duhen
ndërmarrë nga njësitë e qeverisjes vendore, për kushtet e tregjeve të hapura,
Kryeministri Rama deklasoi se, situata është alarmante në 33 tregje dhe se nga
data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me
certifikatë veterinare ose do të sekuestrohen. “Tregjet janë kërcënim për
sigurinë e jetës së konsumatorit. Jemi shumë të shqetësuar për nivelin e
shërbimit veterinar që ofrohet në bashki, është trashëgimi e rëndë”, deklaroi
Rama, duke shtuar se, “ne duam që kjo situatë të adresohet urgjent, nga data 1
dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruar me
certifikatë veterinare ose të sekuestrohen. Siguria ushqimore është një nga
kushtet e Bashkimit Evropian”.

Ndëkaq,
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi se, “Shërbimit Veterinar i del
një sfidë akoma më e madhe për ta parandaluar një  infeksion që tashmë qarkullon në vendet e BE, të
hyjë në territor, që është gripi i shpendëve. Këtu duhet një bashkëpunim me ju,
pasi një pjesë e pularive janë pjesë e territorit tuaj”.

Ndërsa
lidhur me sëmundjen e dermatozës nodulare, ministri i Bujqësisë bëri me dije se
javën e ardhshme do të vihen në dispozicion 50 mijë doza me vaksina.

 

Nga
33 tregje të hapura të tregëtimit të kafshëve të gjalla, vetëm tregu i Laknasit
në Kamëz, i përuruar pak ditë më parë, plotëson standardet për të funksionuar
si i tillë e për të garantuar sigurinë ushqimore.

 

Ministria
e Bujqësisë e ka njoftuar disa herë pushtetin vendor për situatën në tregjet e
kafshëve të gjalla, pasi nga kontrollet e vazhdueshme nga drejtoria e
veterinarisë në këto tregje në lidhje me zbatimin e legjislacionit përkatës për
funksionim e tyre, kanë sjellë në qendër të vemendjes problematika të shumta.

“Tregjet
e kafshëve të vendosura në listën më sipër 
janë të vendosur të gjithe në brendesi të qendrave urbane duke mos
respektuar distancën e parashikuar. Tregjet nuk janë te rrethuar konform
standarteve të kërkuara për pasojë hyrja dhe dalje e kafshëve në treg bëhet e
pa kontrolluar. Nuk janë ndërtuar në parametrat funksional të një tregu të
bazuar në aktet ligjor në fuqi. Në treg qarkullojnë kafshë të pashoqëruara me
certifikatën e lëvizjes së kafshëve dhe në të shumtën e rasteve kafshët janë të
pa matrikulluara. Shërbimi veterinar, në treg kryhet formal dhe hyrjet dhe
daljet e kafshëve nga tregu janë të padokumentuara në regjistrat përkatës.

Tregu
i konsideruar si njësi epidemiologjike veterinare nuk ka një gjurmushmëri të
lëvizjes së kafshëve dhe të produkteve të tyre që vendosen në treg, për pasojë
dhe siguria e konsumatorit në cdo rast është e rrezikuar”, janë disa nga
problematikat e verejtura nga Sherbimi Veterinar.

 

Ministri
i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, iu ka kërkuar me institim Kryetarëve të
Bashkive, madje edhe me shkresa zyrtare, që të ndërhyjnë për përmirësimin e
kushteve në këto tregje.

Ministria
e Bujqësisë proposon që, p
ër 
përmirësimin e standardeve e tregjeve të kafshëve të gjalla
, si një hallkë e rëndësishme në
zinxhirin ushqimor sipas parimit “Nga ferma në tavolinë”
, për mbrojtjen e shëndetit të
kafshëve, garantimin e  sigurisë se produkteve me origjinë shtazore,
mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit shqiptar, si dhe për të b
ërë të mundur hapjen e ekporteve të
kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-s
ë, “strukturat e qeverisjes vendore të
lehtësojnë procedurat për investitorët
, të cilët duan të investojnë në këtë fushë me qëllimin
e përmirësimit të kushteve në 33 tregjet ekzistuese
, sipas standardeve të përcaktuara në
VKM nr. 230, datë 20.03.2013 dhe modelit t
ë hartuar me asistencë teknike të ekspertëve evropianë, i cili do t’ju vihet në dispozicion nga MBZHRAU”.

Propozim
tjetër i Ministrisë së Bujqësisë ka qenë edhe fakti se, s
trukturat e qeverisjes vendore, të garantojnë që tregu i
kafshëve të gjalla të jetë jashtë qytetit
, së paku 500 m larg vendbanimeve  dhe ambienti i
destinuar për treg të kafshëve të mos ketë shërbyer në 20 vitet e fundit si
, varrezë e kafshëve apo si depo
publike e mbeturinave.

Strukturat e qeverisjes
vendore  të garantojnë ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të
kafshëve të gjalla vetëm në tregjet
,
të cilat janë të miratuara për funksionimin e tyre dhe të bëjnë monitorimin e
tyre sipas kalendarit të funksionimit për çdo rajon
.

Garantimin e kontrollit veterinar në
të gjitha tregjet, për t
ë
siguruar dhe garantuar që
,
lëvizja e kafshëve në tregje të bëhet vetëm për kafshët e matrikulluara dhe të
shoqëruara me certifikatën veterinare
, e cila garanton që kafshët janë të shëndetshme.

Në të gjitha tregjet e kafshëve të
instalohet sistemi i informacionit blegtoral dhe veterinar “RUDA”, ku do të
ketë të pasqyruar të gjitha të dhënat për kafshët që hyjnë dhe dalin nga tregu.
Në ketë sistem behet regjistrimi dhe çregjistrimi i kafshëve sipas 
destinacionit, fermë ose thertore.

Çdo treg i kafshëve duhet të ketë edhe
thertoren sanitare për therje emergjente–sanitare të kafshëve”, janë propozimet
e Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas
Ministrisë së Bujqësisë, s
hërbimi veterinar
që kryhet në keto tregje duhet të jetë pjesë e sherbimit veterinar shtetëror të
kësaj ministrie në kuadër dhe të reformës regullatore në sektorin e
veterinarisë, që po zbaton ky institucion, por dhe në mbështetje të ligjit
nr.139/ 2015 që pas miratimit të këtij ligji, ky shërbim nuk ushtron më
funksionet e veta në njësitë e pushtetit vendor.