Alarmohen pronarët e një lokali në Tiranë

503
Sigal

Pronarët e një lokali në zonën e komisariatit nr. 3 në kryeqytet kanë dhënë alarmin pasi kanë konstatuar një bidon plastik me fitil të përgatitur gati për shpërthim.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kqyrur nga jashtë bidonin, i cili dukej se ishte i mbushur me rërë, por ekspertët e policisë vërtetuan se kishin të bënin me molotov.

Burime të BalkanWeb e News 24 bëjnë me dije se bidoni mund të jetë përdorur për kërcënim ndaj pronarëve të lokalit, fakt për të cilin po hetohet ende. Blutë e kryeqytetit po hetojnë për ndonjë konflikt të mundshëm të pronarëve.