Përplasen dy makina në Tiranë, plagosen dy gra, transportohen me urgjencë në spital

155
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur në Tiranë, këtë paradite.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Bërxullë, ku të plagosura kanë mbetur dy gra, të cilat janë transportuar menjëherë në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2022, në Bërxullë, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. Sh., me mjetin me drejtuese shtetasen N. F.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja N. F., dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja M. M., të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.