Institucionet lënë në mëshirë të fatit banorët të rrezikuar nga vërshimi i Lumit ”Kir”

225
Sigal

Erozioni i krijuar nga lumi Kir po kërcënon fshatin Bardhaj në Shkodër. Shumë të shqetësuar janë dhe banorët e këtij fshati pasi nuk shohin asnjë reagim nga institucionet përkatëse.

Vit pas viti lumi ka vazhduar të grryejë sipërfaqe të mëdha bujqësore dhe tani i është afruar shumë fshatit me 100 shtëpi të fshatit Bardhaj në njësinë administrative Rrethina.

Banorët tregojnë se jetojnë çdo ditë me frikën se rrjedha e rrëmbyeshme mund t’u marrë pasurinë e një jete.

Institucioni që duhet të ndërhyjë në raste të tilla është bordi i kullimit  në koordinim me emergjencat civile, por siç duket transferimi që qeveria  i bëri bordit në Lezhë, sipas banorëve i kanë braktisur përballë zemërimit të lumit Kir.