Aksident automobilistik në aksin Librazhd-Elbasan, shkak moti i keq

107

Tri automjete janë përplasur këtë pasdite në aksin rrugor kombëtar Librazhd-Elbasan.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në një nga akset me problematike, të njohur për aksidentet e shpeshta, pranë fshatit Xibrakë.

Shkak për aksidentin mësohet se  janë  bërë reshjet e dendura, por dhe shpejtësia me të cilën po udhëtonin automjetet.

Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.